30.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Doktoresha Fatlume Ferati: “Ajri i ndotur nga zjarret, rrezik serioz për shëndetin – ja si të mbrohemi!

Në ditët e fundit, zjarret në pyje dhe hapësira të hapura kanë shkaktuar shqetësim të madh, jo vetëm për shkak të flakëve, por edhe për ndotjen e ajrit që sjellin ato.


Doktoresha Fatlume Ferati  paralajmëron se tymi përmban grimca dhe gazra të rrezikshme që mund të shkaktojnë probleme të shumta shëndetësore – nga irritimi i syve, hundës dhe fytit, marramendja e deri te përkeqësimi i sëmundjeve kronike të mushkërive dhe zemrës.

👩‍⚕️ “Fëmijët, të moshuarit dhe personat me astmë apo sëmundje kardiake janë më të rrezikuarit. Ekspozimi afatshkurtër mund të çojë në shtrime në spital, ndërsa ai afatgjatë lidhet me vdekje të parakohshme,” thekson ajo.

🔴 Si të mbrohemi nga ajri i ndotur?

  • Qëndroni brenda, me dritare dhe dyer të mbyllura.

  • Përdorni pastrues ajri në shtëpi dhe shmangni ndezjen e qirinjve apo gatimin që krijon tym.

  • Shmangni aktivitetet fizike jashtë. Nëse dilni, përdorni maskë.

  • Konsumoni ushqime të shëndetshme, ujë dhe vitamina që forcojnë sistemin imunitar.

  • Ndiqni këshillat e mjekut, sidomos nëse vuani nga astma apo sëmundje të tjera respiratore.

 Sipas doktoreshës Ferati Asani, ndotja e ajrit është një ndër pasojat më të rënda të ndryshimeve klimatike dhe vetëm me ndërgjegjësim e kujdes të përbashkët mund të mbrojmë shëndetin dhe të ardhmen tonë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit