Sot, kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, vizitoi Merovën, duke ndarë momente të veçanta me banorët dhe duke përjetuar mikpritjen dhe bujarinë e tyre. Një ambient i ngrohtë dhe vëllazëror, ku çdo takim reflekton dashuri, respekt dhe ndjenja që të bëjnë të ndihesh si në shtëpi.
“Merova ka shpirt, ka njerëz që e bëjnë çdo takim të veçantë,” – shkruan Sejdiu, duke përshkruar atmosferën e jashtëzakonshme që panë vizitorët.
Vizita e tij është një shembull i angazhimit për t’u afruar me komunitetin dhe për të forcuar lidhjet ndërnjerëzore, duke treguar se Merova nuk është vetëm një vend, por një komunitet ku njerëzit krijojnë lidhje të forta dhe kujdes për njëri-tjetrin.