23.8 C
Skopje
Saturday, September 13, 2025

Ministria e Shëndetësisë: Po e ndjekim gjendjen me zjarrin në Trubarevë, jemi në koordinim me të gjitha institucionet kompetente

Ministria e Shëndetësisë pasdite informoi se po e ndjek gjendjen me zjarrin në Trubarevë të Shkupit dhe se shërbimet e saj janë të përgatitura të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre.

“E informojmë opinionin publik se Ministria e Shëndetësisë po e ndjek nga afër gjendjen me zjarrin në Trubarevë të Shkupit. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente. Shërbimet e Ministrisë janë të gatshme të veprojnë me kohë në kuadër të kompetencave të tyre, në varësi të zhvillimit të mëtejshëm të ngjarjeve”, bëri të ditur Ministria.

Siç bëri të ditur Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), në zjarr janë pëfshirë objektet e “F-Gropacionit”, që merret me mbeturinat elektronike.

Zjarri, i cili shpërtheu pas orës 13 e shuajnë gjashtë automjete zjarrfikëse me mbi dhjetë zjarrfikës, automjete të specializuara, një aeroplan er-traktor të DMSH dhe dy helikopterë (nga MPB dhe ARM).

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit