23.8 C
Skopje
Saturday, September 13, 2025

Bankat për 6 muaj fituan 150 milionë euro! Për kamatë dhe provizione kemi paguar 388 milionë euro

Nuk ka krizë për bankat vendase. Ato kanë fituar mbi 150 milionë euro në gjashtë muajt e parë të këtij viti, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore. Pothuajse i gjithë përfitimi ka shkuar te pesë bankat më të mëdha, por edhe të voglat janë në plus. Nëse vitin 2024 bankat e përfunduan me fitim rekord prej gati 283 milionë euro, edhe këtë vit po ecin shumë mirë. Nëse vazhdojnë me këtë ritëm deri në fund të vitit, mund ta thyejnë rekordin e vitit të kaluar.

FITIMI I BANKAVE VENDORE PAS TATIMIT:

2024 – 283 milionë euro

Janar–Qershor 2025 – 150,1 milionë euro

Janar–Qershor 2024 – 155,1 milionë euro

Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se vetëm për gjashtë muajt e këtij viti, bankat kanë arkëtuar nga qytetarët dhe bizneset pothuajse 295 milionë euro vetëm nga interesat e kredive. Vetëm familjet kanë paguar mbi 117 milionë euro interesa në bankat vendore. Shifrat tregojnë se të ardhurat neto nga interesat për bankat kanë qenë mbi 228 milionë euro.

TË ARDHURAT NGA INTERESAT – TREMUJORI I DYTË 2025:

Të ardhura nga kamat – 294,8 milionë euro

Të ardhura nga kamatat e familjeve – 117,7 milionë euro

Të ardhura neto nga kamatat – 228,1 milionë euro

Për tarifa dhe provizione bankare, qytetarët dhe bizneset kanë lënë pothuajse 93 milionë euro në bankat vendore. Të ardhurat neto nga provizionet dhe tarifat për bankat, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ishin 56 milionë euro.

TË ARDHURAT NGA TARIFAT DHE PROVIZIONET – TREMUJORI I DYTË 2025:

Të ardhura nga tarifat dhe provizionet – 92,9 milionë euro

Të ardhura neto nga tarifat dhe provizionet – 56 milionë euro

Matematika tregon se vetëm për kamata dhe provizione, qytetarët dhe kompanitë kanë lënë në bankat vendore 388 milionë euro.

TOTALI NGA INTERESAT DHE PROVIZIONET – TREMUJORI I DYTË 2025:

Arketimi nga interesat + tarifat dhe provizionet = 388 milionë euro

Pikërisht provizionet dhe tarifat e bankave ishin çështja e parë me të cilën u mor guvernatori i ri i Bankës Popullore, Trajko Slaveski. Ai kërkoi nga bankat t’i ulnin, pasi edhe vetë Banka Qendrore i uli tarifat e veta. Informacionet e fundit tregojnë se bankat i kanë ulur çmimet e shërbimeve të tyre deri në 50 për qind. Pritjet janë që deri në tetor, të gjitha bankat vendore të zbatojnë tarifore të reja me çmime më të ulëta për provizionet./TV21

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit