28.8 C
Skopje
Saturday, September 13, 2025

VLEN hap shtabin zgjedhor në Dibër mes entuziazmi qytetar

Koalicioni VLEN hapi zyrtarisht mbrëmë shtabin e tij zgjedhor në qytetin e Dibrës, në një atmosferë të ngrohtë dhe entuziaste, me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, përfaqësuesve të strukturave lokale, aktivistëve dhe simpatizantëve të shumtë.

Gjatë ngjarjes, liderët e koalicionit theksuan rëndësinë e përfshirjes aktive të qytetarëve në procesin zgjedhor dhe nevojën për një ndryshim të thellë në mënyrën e qeverisjes në Dibër. Ata bënë thirrje për mobilizim të plotë në prag të zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë moment si një mundësi reale për ta kthyer qytetin në një model të zhvillimit dhe transparencës.

Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, prezantoi platformën dhe vizionin e tij për një qeverisje të hapur dhe të përgjegjshme, që vendos qytetarin në qendër të vendimmarrjes. Ai u zotua për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përmirësim të infrastrukturës dhe përfshirje të të gjithë banorëve pa dallim.

Pjesëmarrja e madhe dhe atmosfera pozitive ishin një sinjal i qartë, sipas organizatorëve, se Dibra është e gatshme për ndryshim dhe se koalicioni VLEN ka mbështetjen e duhur për të sjellë këtë ndryshim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit