28.8 C
Skopje
Saturday, September 13, 2025

Mexhiti: Përgjegjës për “Drisllën” janë BDI, Levica dhe Arsovska

Ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, fajësoi BDI-në, Levicën dhe kryetaren Danella Arsovska për zjarrin në deponinë “Drislla”, duke i quajtur përgjegjës për keqmenaxhimin e ndërmarrjes publike. Ai tha se inspektorati është në terren dhe se po merren masa për zgjidhjen e situatës, ndërsa paralajmëroi se nëse institucionet nuk veprojnë, kompetencat mund t’i kalojnë ministrisë.

Mexhiti tha se aty ku udhëheq BDI-ja dhe partnerët e saj, shpesh ndodhin kriza të ngjashme. Ndërkohë, deponia “Drislla” për ditë me radhë ka shkaktuar ndotje të madhe të ajrit, me erë të fortë gome dhe plastike që ka prekur zonën e Studeniçanit. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka këshilluar qytetarët e Shkupit të shmangin daljet për shkak të toksinave dhe ndotjes nga zjarret.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit