28.8 C
Skopje
Saturday, September 13, 2025

Zjarr i madh në Trubarevë – ndërhyjnë helikopterë dhe avionë

Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e sotme në Trubarevë të Shkupit, në një objekt të destinuar për magazinimin e mbetjeve elektronike, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Sipas drejtorit të QMK-së, Muhamed Ali, zjarri është raportuar në orën 13:38 përmes numrit të vetëm për raste urgjente 112. Ai është përhapur shpejt dhe ka përfshirë edhe disa objekte përreth, duke shkaktuar tym të dendur të zi.

Në terren janë angazhuar gjashtë automjete të Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit me më shumë se dhjetë zjarrfikës, disa automjete të specializuara të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), si dhe helikopterë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ushtrisë. Gjithashtu është përfshirë edhe një aeroplan për shuarje zjarresh nga DMSH-ja.

“Menjëherë kam vendosur koordinim me QMK-në dhe i kam njoftuar shërbimet kompetente për situatën në terren. Nga operatori EVN është kërkuar që urgjentisht të ndërpritet furnizimi me energji elektrike për të mundësuar shuarjen e sigurt të zjarrit, përfshirë edhe me mjetet ajrore”, theksoi Ali.

Ai shtoi se ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek nga afër zhvillimin e situatës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit