NATO ka nisur zyrtarisht misionin e ri “Rojtari i Lindjes” për të forcuar sigurinë në kufirin lindor të Evropës përballë kërcënimit rus. Lajmi vjen nga kufiri me Bjellorusinë, ku avionë dhe helikopterë të Aleancës patrullojnë qiellin, ndërsa në terren vihet re një prani e kufizuar e trupave tokësore.
Operacioni i ri ka për qëllim mbrojtjen e hapësirës ajrore të Polonisë dhe vendeve baltike, pas valës së fundit të dronëve që hynë në hapësirën ajrore polake nga territori bjellorus.