12.8 C
Skopje
Sunday, September 21, 2025

Bilall Kasami viziton Reçicë të Vogël: Investime dhe projekte të reja për zhvillimin e vendbanimit

Tetovë, 5 shtator – Në vazhdën e takimeve me banorët e Tetovës, kryetari Bilall Kasami vizitoi sonte Reçicën e Vogël. Ai theksoi se gjatë katërvjeçarit të fundit investimet në këtë vendbanim nuk kanë munguar, duke përfshirë rregullimin e rrugëve, projekte në arsim dhe shumë investime të tjera infrastrukturore që kanë ndryshuar dukshëm pamjen e fshatit.

Gjatë vizitës, Kasami ndau mendime dhe ide me banorët për projektet e reja që do të vazhdojnë zhvillimin e Reçicës së Vogël. Ai u zotua se asnjë lagje dhe asnjë fshat i Tetovës nuk do të mbetet anash zhvillimit.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit