Shkup, 5 shtator – Një ekip hetuesish nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) sot ishin në në Agjencinë për Siguri Kombëtare (ASK) në kuadër të procedurës parahetimore për pretendimet për dëgjime të paligjshme, ku, siç njoftoi PTHP NKOK, u dakordua dinamika për zbatimin e kontrollit të dokumentacionit me të cilin disponon ASK-ja, që ka të bëjë me pretendimet e përmbajtura në raportet e dorëzuara deri te PTHP NKOK.