Shkup, 5 shtator – Në Sallën kristale të Kuvendit sot do të mbahet ceremoni solemne të ndarjes së çmimit shtetëror “8 Shtatori”, mirënjohja më e lartë për vepër jetësore dhe për realizime në sferën e sportit.
Fitues i çmimit për vepër jetësore për vitin 2025 është Joshko Milenkovski, i cili është shpërblyer për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit, si dhe për afirmimin dhe promovimin e shtetit në planin ndërkombëtar.
Krahas tij, mirnjohje për realizime të rëndësishme në sport do të marrin edhe Hamid Bakija, Zoran Nikollovski, Viktor Tevçev dhe Kirill Manev – sportistë, trajnerë dhe punëtorë të sportit, të cilët kanë lënë gjurmë të fuqishme në sportin e vendit.
Çmimet i ndan Këshilli për çmimin shtetëror “Shtatori”, i cili tradicionalisht e organizon këtë manifestim në prag të 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë.