2.8 C
Skopje
Monday, December 22, 2025

Lajm i madh: Mediat maqedonase thonë që Ali Ahmeti mund të garojë për President

Kreu i BDI-së po mendon nëse do ta pranojë sfidën. Anëtarët e partisë së tij besojnë se vetëm Ahmeti e meriton të jetë kandidat për president.përcjell /tvklan.mk/

Argumentet për këtë janë se votuesit shqiptarë do të vendosin për të në plebishit dhe kandidatura do të ishte një nxitje e madhe për zgjedhjet parlamentare, shkruan kështu “Sloboden Pechat” duke ju referuar burimeve të tyre.

A ka mundësi që për herë të parë zgjedhjet për kreun e shtetit të jenë shumë më emocionuese se zgjedhja e përbërjes së re parlamentare dhe qeverisë?

Ky mund të jetë realitet nëse konfirmohet informacioni se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, po i futet garës presidenciale kundër kandidatit për president të opozitës shqiptare, Arben Taravari, i cili e promovoi sot kandidaturën.

Nëse Ahmeti vendos të jetë kandidat për president të BDI-së, kjo do të shkaktojë trazira jo vetëm në bllokun politik shqiptar, por edhe në atë maqedonas.

Дали Ахмети ќе се кандидира за шеф на државата?

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit