18.8 C
Skopje
Friday, September 26, 2025

Muhamed Hoxha emërohet shef shtabi i koalicionit VLEN në Saraj

Saraj, 29 gusht – Koalicioni opozitar VLEN ka bërë të ditur se Muhamed Hoxha është caktuar zyrtarisht Shef i Shtabit Zgjedhor në Komunën e Sarajit për zgjedhjet e ardhshme lokale që priten të mbahen në tetor, shkruan Zhurnal.mk.

Muhamed Hoxha, i njohur për angazhimin e tij të vazhdueshëm në skenën politike lokale dhe kontributin në çështjet e komunitetit, pritet të luajë një rol vendimtar në organizimin e fushatës së VLEN-it në këtë komunë. Ai gëzon përkrahje të gjerë brenda bazës lokale dhe konsiderohet si një figurë e besueshme dhe e aftë për të mobilizuar elektoratin.

Përfaqësues të koalicionit për Zhurnal theksojnë se zgjedhja e Hoxhës në këtë detyrë është bërë në bazë të përvojës së tij, përkushtimit ndaj çështjeve publike dhe vizionit për një qeverisje më të drejtë dhe transparente në nivel lokal.

Fushata zgjedhore në Komunën e Sarajit pritet të jetë e ashpër, ndërsa partitë garuese tashmë kanë nisur mobilizimin për të siguruar mbështetjen e qytetarëve.//Zhurnal.mk

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit