21.8 C
Skopje
Friday, September 26, 2025

Izet Mexhiti: Edhe në Butel mbërrijti karvani i fitores së VLEN-it

Në Butel u hap sot shtabi zgjedhor i Koalicionit VLEN, ku u prezantua lista e këshilltarëve me bartës liste Behar Rexhepin.

Izet Mexhiti:

Edhe në Butel mbërrijti karvani i fitores së VLEN-it. Me mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët dhe aktivistët, sot e hapëm zyrtarisht shtabin tonë zgjedhor!

Prezentuam bartësin e listës së këshilltarëve për Butelin, Behar Rexhepi, profesionist, me integritet të lartë e përkushtim të hekurt, i gatshëm të punojë për zhvillimin e komunës dhe për të fuqizuar vendimmarrjen lokale.

VLEN-i ka synim të fuqizojë komunat, prandaj ka zgjedhur kandidatët më të mirë e të përgatitur. Me këtë ekip të fortë, qytetarët do të kenë përfaqësimin që meritojnë dhe vendimmarrje të fuqishme në duart e tyre.

Më 19 tetor, Buteli do të jetë pjesë e valës se fitores. Me VLEN, fiton qytetari!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit