22.8 C
Skopje
Thursday, September 25, 2025

Visar Ademi zyrtarisht kandidat i pavarur për kryetar të Gostivarit – Qytetarët janë me mua

Si kandidat i pavarur, sot Visar Ademi i shoqëruar nga disa miq të ngushtë dorëzoi dokumentet e kandidaturës së tij për Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Gostivar. Ai theksoi se nuk ka ‘logo partie’ dhe as nuk e shoqëron ndonjë lider politik, por mbështetjen e ka nga qytetarët. Qëllimi i tij nuk është vetëm fitimi i zgjedhjeve, por transformimi i Gjithësisë së Gostivarit.

Ademi, i cili është doktor i shkencave ekonomike dhe ligjëron në disa fakultete, zbuloi se nuk do të ketë listë për këshilltarë — do të garojë vetëm për postin e kryetarit të komunës. Kjo kandidaturë tashmë është verifikuar nga zyra rajonale e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Afati për dorëzimin e kandidaturave është deri më 13 shtator.

Derisa Ademi është kandidat i vetëm i pavarur që është paraqitur deri tani për Gostivarin

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit