28.8 C
Skopje
Thursday, September 25, 2025

Osmani i bën thirrje partive: Të konsituohet Kuvendi, ti hapet rruga krijimit të qeverisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje partive parlamentare ta gjejnë një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën e vendit për t’i themeluar Kuvendin dhe Qeverinë e re sa më parë që jetë e mundur.

Thirrja e Osmanit vjen në një kohë kur parlamenti ka mbetur peng i zgjedhjes së nënkryetarit nga pakica serbe, hapi i fundit i nevojshëm për konstituimin e Kuvendit.

“Që Kuvendi të konstituohet urgjentisht, që qeveria të zgjidhet po ashtu urgjentisht, çdo ditë e humbur është ditë e humbur për Kosovën, për popullin e saj, për perspektivën tonë euroatlantike, kështu që shpresoj që të gjendet një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën sa më parë që të jetë e mundur”,tha Osmani.

Gjatë javës deputetët bënë një hap përpara, duke zgjedhur kryetarin e Kuvendit, megjithatë për të përfunduar procedurën e Konstituimit duhet të zgjidhen edhe pesë nënkryetarët. Partitë parlamentare kanë pasur sërish mosmarrëveshje për votimin e nënkryetarit nga pakica serbe në Kuvend.

Seanca e radhës do të mbahet të shtunën, ndërsa konstituimi i Kuvendit do ti hapte rrugë formimit të qeverisë së re. Sipas një letre të publikuar nga mediat, Brukseli ka ndërprerë vizitat në zyrën e qeverisë në Kosovë si shprehje pakënaqësie deri në formimin e  qeverisë së ardhshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit