Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, përmes një postimi në Facebook ka theksuar përkrahjen e madhe që po merr nga të gjitha moshat – të rinj dhe të moshuar – në përpjekjen për të sjellë ndryshime pozitive në komunë.
Sipas Beqirit, ky bashkim i gjeneratave është një dëshmi e qartë se vizioni i tij për një Haraçinë më të zhvilluar dhe më të denjë për qytetarët, po gjen mbështetje të gjerë në terren.
Ky bashkim na jep forcë dhe motivim që të punojmë pa ndalur për një komunë më të organizuar, më të zhvilluar dhe më të denjë për çdo qytetar të Haraçinës”, thekson ai në mesazhin e tij.
Me një energji të re në skenën politike lokale dhe me mbështetjen e gjeneratave të ndryshme, Daut Beqiri po synon të kthejë Haraçinën në një model të qeverisjes efikase dhe të orientuar drejt qytetarit.