25.8 C
Skopje
Monday, September 22, 2025

Izet Mexhiti: Bit Pazari, prioritet ekonomik dhe kulturor për Çairin

 

Sot vizitova tregtarët e Bit Pazarit, një nga pikat më të rëndësishme të Çairit. Gjatë bisedave, theksova rolin e tyre kyç për mirëqenien e shumë familjeve dhe për zhvillimin e ekonomisë lokale. Zëri i tregtarëve është zëri i komunës, dhe unë do të jem aty për t’i dëgjuar dhe për t’i përkrahur me veprime konkrete dhe investime të synuara.

Komuna jonë nuk ka zona industriale apo kompani të mëdha, por është e pasur me biznese të vogla dhe të mesme. Në këtë kontekst, Çarshia e Vjetër dhe Bit Pazari përbëjnë shtyllën ekonomike dhe kulturore të Çairit dhe luajnë rol vendimtar në zhvillimin lokal.

Angazhimi im është i qartë: do të mbështesim tregtarët dhe bizneset lokale përmes politikave institucionale që nxisin rritje, konkurrencë të ndershme dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Në të njëjtën kohë, potenciali turistik i zonës është i jashtëzakonshëm. Çarshia e Vjetër, Bit Pazari dhe Kalaja e Shkupit mund të krijojnë një paketë turistike unike, që rrit vizibilitetin e Çairit dhe tërheq vizitorë vendas dhe të huaj. Për këtë arsye, do të fokusohemi në projekte serioze që zhvillojnë dhe promovojnë këto atraksione historike dhe kulturore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit