Hoxhë Bedri Lika reagon: HOXHA NUK BAN ME U PËRZI NË POLITIK, por kur ta sheh se çka është tu përzi politika në shoqërin ton, duhet me ngrit zani
NUK BAN HOXHA ME U PËRZI NË POLITIK .
E fton hoxhën, kur i lind fëmija, për të ja këndu ezanin.
E pyet hoxhën, kur i lind fëmija, si me emërtu.
E pyet hoxhën, si ta edukoj në frymën Islame.
E dërgon te hoxha, fëmiun, për ta fry me Kuran.
E dërgon fëmiun te hoxha, për tia mësuar leximin e Kuranit.
E kunsullton hoxhën, për ndonjë problematik eventuale që mund ti ndodhë fëmiut.
Hoxha i kurorëzon në martesës.
Thuaj se në çdo proces të jetës , e ke të pranishëm hoxhën, e në fund edhe në procesin e vdekjes e ke hoxhën aty.
Ama, hoxho mos u përzi në politik, nuk është puna jote!
Po me hoxhën, ashtu është, nuk ban hoxha me u perzi në politik.
Por, dije se hoxha, nuk është vetëm me ta mbajt terezin e me të shku për qefi.
HOXHA NUK BAN ME U PËRZI NË POLITIK, por kur ta sheh se çka është tu përzi politika në shoqërin ton, duhet me ngrit zanin edhe duhet me ngu hoxhën e jo me i shit mend hoxhës.
O Zot na shto vetëdijen, na bashko në hajr, që të jemi më shumë të dobishëm për njëri tjetrin e më pak të dëmshëm.