Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e dytë të vitit 2025, është ulur numri i udhëtarëve në transportin urban dhe periferik, ndërsa ai ndërkombëtar dh mes qyteteve është rritur, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Në tremujorin e dytë të vitit 2025, numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar në transportin rrugor është 10 007 000 dhe është zvogëluar për 6.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në transportin urban ka pasur ulje për 10.6 përqind, atë periferik për 3.5 përqind, ndërsa transporti ndërkombëtar shënoi rritje për 27.7 përqind dhe ai mes qyteteve për 5.2 përqind.