13.8 C
Skopje
Tuesday, September 23, 2025

QMK: 10 zjarre në hapësirë të hapur deri në orën 18, tre nën kontroll, shtatë janë shuar

Gjithsej 10 zjarre në hapësirë të hapur janë regjistruar deri në orën 18 në territorin e vendit. Nuk ka zjarre aktive për momentin, tre janë nën kontroll, ndërsa të tjerat janë shuar, informuan sonte nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Nën kontroll janë zjarret në territorin e komunave Makedonski Brod, Gjevgjeli dhe Dollnen. Në “Jasen” digjet pyll i përzier. Në malin Kozuf ka zjarr nëntokësor. Një pyll i përzier është përfshirë nga flakët edhe në zonën e fshatrave Dollgaec dhe Strovija.

Zjarret e shuara kanë qenë në rajonin e komunave Bërvenicë, Vrapçisht, Gazi Babë, Dollnen, Kumanovë, Prilep dhe Strugë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit