18.8 C
Skopje
Tuesday, September 23, 2025

Nënë Tereza na bashkon në vlera – Deputetja Valbona Adili Emini bën homazhe në 115-vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut

Shkup, 26 Gusht 2025 – Me rastin e 115-vjetorit të lindjes së humanistes së madhe shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, deputetja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Valbona Adili Emini, së bashku me përfaqësues të lartë të koalicionit VLEN, bëri homazhe pranë pllakës përkujtimore në nder të saj në Shkup.

“Nënë Tereza është simbol i paqes, përulësisë dhe dashurisë për njerëzimin. Ajo ia kushtoi gjithë jetën të varfërve, të sëmurëve dhe atyre pa përkrahje – duke e bërë kombin tonë të njohur dhe të respektuar në mbarë botën,” u shpreh deputetja Emini në fjalën e saj.

Nënë Tereza, shqiptarja e madhe me zemër të madhe, është lauruar me disa nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare, si Çmimi i Paqes Ramon Magsaysay (1962) dhe Çmimi Nobel për Paqe (1979). Ajo u lumturua nga Kisha Katolike më 19 tetor 2003, duke marrë emrin “Tereza e Bekuar e Kalkutës”.

Deputetja Emini përmbylli homazhin me disa nga thëniet më frymëzuese të Nënë Terezës për jetën:

“Jeta është një shans – kape.
Jeta është bukuri – adhuroje.
Jeta është dashuri – jetoje.
Jeta është aventurë – rrezikoje.
Jeta është jetë – mbroje.”

Në një kohë kur bota ka më shumë nevojë se kurrë për figura frymëzuese, kujtimi i Nënë Terezës mbetet një udhërrëfyes për njerëzimin

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit