9.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Ndalohet vozitësi nga Kavadari, drejtonte automjetin me 2.01 promil alkool në gjak

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se më 25.08.2025 në orën 23:20 në rrugën “Goce Delçev” në Kavadar, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kavadarit e kanë privuar nga liria N.V. (64) nga Kavadari. Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, oficerët e policisë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh “Peugeot” me targa të Kavadarit, të cilin ai e drejtonte dhe pas marrjes së masave, është konstatuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se i është matur niveli i alkoolit në gjak 2.01 promil, pas së cilës menjëherë është përjashtuar nga trafiku. Personi në fjalë gjithashtu është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritët kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit