23.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

ZNAM: Nuk kërkuam largimin e Badenterit, deklarata e Filkov-it është keqkuptuar

Nga partia ZNAM deklaruan sot se as ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov nuk ka kërkuar largimin e Badenterit, por intervista e tij është keqpkuptuar

 

Përfaqësues i kësaj partie në konferencën e fundit për media deklaroi se ministri Fillkov nuk ka përmendur fare në intervistë heqjen e badinterit.

“Për atë pyetje, përgjigje do të kërkoni tek Ministria e Drejtësisë. Në intervistën që e ka dhënë Ministri i Drejtësisë, nuk është përmendur fare, askund, çështja e badinterit për të cilin ju po flisni. Ndërkaq, për informacione më të detajuara dhe sqarime shtesë do të kërkoni përgjigje nga ministria”, tha Nikolla Memov nga ZNAM.

Për paralajmërimet se Badenteri do të rishqyrtohet, pati reagime nga opozita shqiptare.

Sipas BDI-së, largimi i këtij mekanizmi do të prekte në Marrëveshjen e Ohrit, teksa kanë akuzuar dhe koalicionin VLEN për mos reagim të duhur ndaj kësaj çështje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit