16.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Në mëngjes moti është me diell, pasdite i paqëndrueshëm

Shkup, 17 gusht – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 35 gradë.

Në Shkup, moti është me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 33 gradë.

Sipas njoftimeve të DPHM-së, nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe jostabil, të hënën në disa vende do të jetë moti jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht, proceset do të jenë më intensive me kushte për stuhi me erëra të forta dhe breshër të izoluar. Të martën, do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar, ndërsa nga e mërkura do të mbizotërojë mot kryesisht stabil me rritje graduale të temperaturave ditore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit