Sonte, në zemër të Shkupit u shënua me madhështi 24-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit – një prej ngjarjeve më të rëndësishme për historinë e bashkëjetesës dhe barazisë në Maqedoninë e Veriut. Një mbrëmje gala e mbushur me emocione, art dhe mesazhe të fuqishme paqeje bashkoi figura të njohura nga fusha të ndryshme dhe qytetarë të shumtë.
Zëri brilant i tenorit me famë botërore Ramë Lahaj dhe interpretimi mahnitës i Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut krijuan një atmosferë unike, ku çdo notë muzikore ishte një thirrje për harmoni dhe respekt të ndërsjellë.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ishte pjesë e këtij momenti historik, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një dokument, por një realitet që sot po frymon në përditshmërinë tonë – përmes bashkëpunimit, barazisë dhe vlerave demokratike.
Një natë e paharrueshme, një mesazh i qartë: Paqja dhe uniteti ndërtohen me kulturë, dialog dhe respekt.





