Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka theksuar se për Komunën e Çairit nuk do të ketë zgjidhje gjysmake, por vetëm projekte të plota e afatgjata që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm.
“Për më të mirën komunë, i mbledhim ekspertët e botës,” deklaroi Mexhiti, duke bërë të ditur se një nga mendjet më të ndritura të urbanistikës tashmë ka mbërritur në Shkup dhe është në terren me hartën e Çairit në duar.
Sipas tij, ky bashkëpunim ndërkombëtar do të mundësojë modernizimin e infrastrukturës, sistemimin e hapësirave publike, gjelbërimin dhe zhvillimin e një plani urbanistik që i përgjigjet nevojave të banorëve.
“Më e mira po vjen. Koha e ndryshimit ka nisur… dhe asgjë s’do ta ndalë,” përfundoi Mexhiti, duke sinjalizuar një periudhë të re për Çairin dhe banorët e saj.





