Martin Vulaj, president i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikan (AARC), ka shfaqur shqetësimin e tij në lidhje me tensionet e fundit ndëretnike në Maqedoni të Veriut.
Sipas një reagimi të publikuar në faqen e tij në Facebook, Vulaj thotë se javëve të fundit ka pasur incidente në ngjarje sportive që nxisin urrejtje dhe përçarje etnike.
Ai përmend rastin e ndeshjes së basketbollit mes Rumanisë dhe Maqedonisë së Veriut në Kumanovë, ku tifozët brohoritën slogane që bënin thirrje për vdekjen e shqiptarëve dhe asgjësimin e tyre në dhoma me gaz.
Si reagim, Vulaj thotë se disa tifozë shqiptarë në një ndeshje futbolli në Tetovë shfaqën pankarta që bënin thirrje për shkëputje.
Ky spiral i rrezikshëm duhet të ndalet menjëherë. Udhëheqësit politikë nga të gjitha komunitetet duhet të veprojnë me vendosmëri për të dënuar dhe parandaluar shfaqjet e tilla të urrejtjes, para se ato të destabilizojnë më tej vendin”.
“Brohoritjet anti-shqiptare përforcuan në mënyrë të dhimbshme perceptimin e kahershëm të shqiptarëve se trajtohen si qytetarë të dorës së dytë dhe si të huaj në atdheun e tyre. Nga ana tjetër, mesazhet separatiste nxitën frikë tek maqedonasit sllavë për qëllimet e shqiptarëve dhe për unitetin e ardhshëm të shtetit”, tha ndër të tjera Vulaj.





