10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Urrejtja MPB: Policia, skajshmërish rigoroze

Ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme ka ripërsëritur përmes një komunikate me shkrim se në kuadër të sigurimit të ndeshjeve sportive të qeta dhe pa pengesa, ashtu si në të kaluarën edhe tani, policia do jetë skajshmërish rigoroze lidhur me çdo prishje të rendit publik, përkatësisht çfarëdolloj brohoritjes fyese dhe mënyrës tjetër të përhapjes së gjuhës së urrejtjes.

MPB thotë se lidhur me ndeshjen e basketbollit që u mbajt më 2 gusht në Kumanovë, në Sektorin e Brendshëm të këtij qyteti veçmë janë thirrur disa persona të dyshuar, me të cilët është kryer bisedë informative, dhe pas analizave, në koordinim me Prokurorinë e Kumanovës do të ndërmerren masa ligjore, ndërsa një person veçmë është privuar nga liria dhe ndaj tij do të ketë kallëzim përkatës.

Ndërkohë sipas Ministrisë së Brendshme sa i përket ndeshjes futbollistike, të zhvilluar në arenën “Todor Proeski” në Shkup një ditë më parë në bazë të materialit të dokumentuar ndërmerr masa në koordinim me prokurorin kompetent publik. Përkatësisht, është dorëzuar njoftim me shkrim në Prokurori, në bazë të materialeve, pas çka MPB do të veprojë në përputhje me kompetencat e saj dhe për shkeljet eventuale ligjore do të ketë kallëzime përkatëse.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit