12.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Izet Mexhiti: Miratuam vendimin për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në Moranë

Në një postim në rrjetet sociale, Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti informoi opinionin për miratimin e vendimit për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në fshatin Moranë, Komuna e Studeniçanit.

Postimi i plotë:

Sot u bë histori në Moranë.

Në mbledhjen e Qeverisë, miratuam vendimin për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në fshatin Moranë, Komuna e Studeniçanit.

Ky vendim është nderim për sakrificën. Është ngjallje e kujtesës për një figurë të ndritur kombëtare, që dha gjithçka për arsimin shqip dhe idealin e lirisë.

Azem Morana, mësuesi, patrioti, luftëtari i fjalës dhe dijes, që nuk u përkul para padrejtësisë, sot rikthehet mes nesh përmes një institucioni që do të edukojë breza të tërë, në emrin e tij.

Shkolla “Azem Morana” do të jetë një tempull kujtese, një burim frymëzimi, një fener që do të ndriçojë rrugën e brezave të rinj drejt dijes dhe ndërgjegjes kombëtare.

Ky vendim është borxhi ynë i vonuar ndaj një njeriu që e deshi arsimin aq sa jetën, dhe që për këtë dashuri, e dha jetën.

Përjetësisht mirënjohës dhe falënderues!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit