14.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Ramadan Imeri shpall kandidaturën si i pavarur: “Dibra ka nevojë për drejtim të ndershëm, jo premtime boshe!

Ramadan Imeri zyrtarizon kandidaturën e tij si i pavarur për kryetar të Komunës së Dibrës, duke e vendosur qytetarin në qendër të vizionit të tij. Pa parti, pa interesa të fshehta, ai premton një udhëheqje të ndershme, të përgjegjshme dhe të përkushtuar çdo ditë pranë njerëzve.

“E di si është të mos të hapet dera kur ke nevojë. Prandaj, dua të jem ai që dëgjon, vepron dhe nuk harron,” u shpreh Imeri.
Në këtë rrugëtim është i shoqëruar nga Dërgim Kaja, bartës i listës – një figurë me integritet dhe përvojë në shërbim të komunitetit.

Ai nuk kërkon pushtet, por besimin e qytetarëve – dhe u zotua se nuk do t’i zhgënjejë kurrë.
“Së bashku për një Dibër të drejtë, të ndershme dhe më pranë njerëzve. Për një të ardhme që na bashkon, jo që na ndan,” përfundoi ai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit