13.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Amerikani David Runfeldt: Me Mendi Qyrën, Struga ka një të ardhme të ndritur

Pas takimit me Mendi Qyrën, kryetari i Bashkisë së Lincoln Park në New Jersey, David Runfeldt, në deklaratë për Ora24.tv ka shprehur vlerësimet dhe respektin e tij të thellë për afaristin Mendi Qyra si dhe për komunitetin shqiptar të Strugës, që i ka dhënë SHBA-ve një pjesë të rëndësishme të diasporës së saj.

“Qyteti ku unë jam kryetar bashkie, Lincoln Park, ka një komunitet shumë të madh shqiptar, dhe gjithashtu shumë qytetarë nga Maqedonia, veçanërisht nga Struga,” deklaroi z. Runfeldt.

“Duke u bazuar në gjithçka që kam dëgjuar, besoj se keni një kandidat të shkëlqyer për kryetar bashkie. Ai më kujton shumë veten time, kur e nisa këtë punë para 20 vitesh. Mendoj se Struga ka një të ardhme të ndritur, nëse vazhdon të  zgjedhë njerëz si ky” tha Runfeldt për kandidaturën e Mendi Qyrës.

Duke folur për përshtypjet e para nga Struga, z. Runfeldt theksoi se ata I tejkalojnë pritshmëritë e tij.

“Kisha pritshmëri të larta, por kjo vizitë i ka tejkaluar ato. Dashuria e komunitetit shqiptar në SHBA për vendlindjen është e dukshme. Të gjithë flasin me shumë respekt për Strugën”, tha kryetari i komunës së Lincoln Park në New Jersey.

Në fund të deklaratës së tij, ai shprehu falënderimet për mikpritjen.

“Për shqiptarët në Lincoln Park – faleminderit që më keni mirëpritur gjithmonë në komunitetin tuaj, sepse e di që ju ndiheni si në shtëpi në qytetin tonë. Por që të mirëprisni edhe dikë nga jashtë, siç më mirëpritët mua këtu në Strugë – është një nder i madh. Ju jam thellësisht mirënjohës”, u shpreh David Runfeldt./ Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit