11.8 C
Skopje
Sunday, November 9, 2025

Aliu: Termini im – sistem më i shpejtë, më i thjeshtë dhe më i qasshëm

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot zhvilloi një takim pune me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi Elektronike, Fikret Shabani, ku u diskutua për sfidat në funksionimin e sistemit “Termini Im” si dhe për risitë që planifikohen në këtë fushë.
Ministri Aliu njoftoi për një reformë të sistemit Termini Im, me qëllim që ai të bëhet më i shpejtë, më i thjeshtë dhe më i qasshëm për qytetarët.
– Sistemi Termini Im është një nga pikat ku qytetarët tanë më së shumti e ndjejnë nevojën për shërbim të shpejtë, të qasshëm, të drejtë dhe transparent. Një nga prioritetet tona është reforma e Termini Im, me qëllim krijimin e një sistemi më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të qasshëm. Po krijojmë një platformë që nuk krijon barriera, por hap dyer, që funksionon në kohë reale dhe i jep qytetarëve siguri se janë prioritet – deklaroi ministri Aliu.
Ai theksoi se shumë shpejt qytetarët do ta ndiejnë këtë ndryshim jo vetëm në ekran, por edhe në përditshmërinë e tyre.
Në vazhdim, një lidhje me videodeklaratën e ministrit:

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit