Adnan Azizi: VLEN mbajti fjalën – Diploma e Medresesë “Isa Beu” më në fund barazohet me çdo shkollë tjetër në shtet!

Advertisement

Urime MEDRESANTË, urime BESIMTARË!

Sot është një ditë krenarie për të gjithë shqiptarët dhe besimtarët në Maqedoninë e Veriut. Qeveria miratoi Propozim Ligjin për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare, dhe me këtë, diplomat e Medresesë “Isa Beu” në Shkup do të njihen zyrtarisht dhe trajtohen njëjtë si diplomat e të gjitha shkollave të mesme në vend!

 Kjo është një fitore e drejtësisë, e besimit dhe e përkushtimit ndaj vlerave që për dekada u anashkaluan dhe u shtypën.

 VLEN premtoi dhe realizoi. Pas 22 vitesh manipulime dhe mashtrime nga partitë që merrnin votat e besimtarëve dhe më pas i përndiqnin, sot vjen goditja më e fortë ndaj padrejtësisë.

Adhurimi ndaj Krijuesit, kërkimi i dijes dhe rruga e besimit kurrë nuk humb!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit