Shkruan Anila Xhaferi
Shpesh njerezit thonë: “Paraja nuk sjell lumturi”, a është kjo e vërtetë? A do të ndiheshim të lumtur pa para? Mendimi im nuk është as po as jo ështē i gërshetuar mes te dyjave.
Por më shum anoj tek mendimi që ne jemi të lumtur edhe pa para,sepse paraja nuk sjell lumturinë,shëndetin,dashurinë e familjes,marredheniet e mira me shoqërinë dhe kënaqësit e vogla që jeta na fal.
Për mendimin tim lumturia nuk është produkt që blihet por janë ndjenjat e tona që rrjedhin nga brendësia e shpirtit.
Së pari lumturia nuk varet nga ajo që kemi por nga ata qe na bëjnë të lumtur çdo ditë të jetës tonë.Një njeri që nuk është i pasur por është i rrethuar me dashurinë e familjes,miqtë e sinqërtë dhe shëndetin e plotë është më i lumtur se dikush që është i pasur por është i zbrazur në zemër.Një kujtim,buzëqeshje e bukur vlen më shumë se pasuria dhe çdo dhuratë e shtrenjtë.
Së dyti paratë janë të nevojshme për të jetuar por jo për të blerë lumturinë.
Ka shumë njerëz të pasur por janë të vetmuar sepse i’u mungon dashuria, lumturia shpirtërore dhe ndjeshmëria.
Ndërsa nga ana tjetër ka shumë njerëz të thjeshtë që janë faleminderues,të rrethuar me dashuri dhe buzëqeshje.
Lumturia është zgjedhje e jona dhe një mënyrë më e mirë e të menduarit. Ta vlerësojmë atë që kemi mund te jemi të lumtur edhe me pak gjëra.
Parat mund të jenë te nevojshme por asnjëherë nuk janë lumturi reale.






