Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, ka përshëndetur hapjen e Hotel Ëmbla në qytetin e Strugës, duke e cilësuar si një investim të rëndësishëm që sjell standarde të reja në sektorin e turizmit.
“Hotel Ëmbla është pikërisht ajo që i mungonte Strugës,” tha Mexhiti gjatë inaugurimit.
“Një investim i tillë jo vetëm që rrit nivelin e shërbimeve hoteliere, por e bën qytetin shumë më atraktiv për turistët vendas dhe të huaj.”
Hoteli i ri ofron një kombinim modern të komoditetit, elegancës dhe mikpritjes tradicionale, duke sjellë një eksperiencë të veçantë për çdo vizitor që zgjedh Strugën si destinacion.
Ky projekt është një tjetër dëshmi se investimet e qëndrueshme dhe vizioni për zhvillimin turistik po e kthejnë Strugën në një qendër të rëndësishme për pushimet në rajon.





