3.8 C
Skopje
Saturday, November 1, 2025

Enver Hoxhaj në Strugë: Investime si “Hotel Ëmbla” i japin qytetit identitet modern dhe rrisin turizmin

Struga po kthehet gjithnjë e më shumë në një pikë referimi për shqiptarët kudo që ndodhen – dhe këtë e dëshmon edhe investimi më i ri në qytet, hoteli luksoz “Ëmbla”.

Në ceremoninë e hapjes, i pranishëm ishte edhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili në një intervistë për Ora24.tv theksoi rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin ekonomik dhe turistik të rajonit.

“Struga ka qenë gjithmonë një vend që ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve, por ky investim i jep qytetit një identitet modern dhe kushte të reja për zhvillimin e turizmit,” u shpreh Hoxhaj.

Ai shtoi se projekte të tilla janë një dëshmi konkrete e asaj që mund të arrijnë biznesmenët e suksesshëm shqiptarë kur vizioni dhe përkushtimi bashkohen.

“Ëmbla” pritet të sjellë një standard të ri në shërbimet hoteliere në Strugë, duke kontribuar në krijimin e një imazhi të ri për qytetin si një destinacion elitar turistik.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit