Strugë, 11 Korrik 2025 – Sot shënohet 20-vjetori i rënies së heroit Nuri Mazari – Komandant Struga, i cili luftoi në tre lufta për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, Luginë dhe Maqedoni.
Me këtë rast, me iniciativë të familjes Mazari, organizohet një akademi përkujtimore, ku do të marrin pjesë bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë që e nderojnë veprën dhe sakrificën e tij.
Nuri Mazari mbetet një ndër figurat më të respektuara të luftës çlirimtare, simbol i guximit dhe qëndresës shqiptare në Strugë dhe më gjerë.





