Arbër Ademi nga BDI, në një postim në rrjetet sociale akuzoi koalicionin VLEN për mbrojtje të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese i cili doli kundër Marrëveshjes së Ohrit
Postimi i plotë:
E pabesueshme sa fort e ka zënë për fyti VMRO-ja “Vlen”-in!
Të dalin e ta mbrojnë me aq zell kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, i cili më 11 dhjetor kishte përgatitur një referat prej 75 faqesh për të masakruar gjuhën shqipe, dhe të na e shesin si “gardian” të multietnicitetit… është thjesht e turpshme!
Ky person është i njëjti që në mënyrë antikushtetuese sulmoi Marrëveshjen e Ohrit dhe rrëzoi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Ama VLEN-i nuk lejon as që të diskutohet në Kuvend për të.
Si thoni? Të rrijmë rehat?! Shqiptarët nuk janë vetëm, për ta kujdeset Stoillkoviqi dhe “bota serbe”… 🤦♂️
P.S. ja si e respekton gjuhën shqipe njeriu dhe institucioni që duhet të kujdeset për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë.





