Bilall Kasami në një postim në rrjetet sociale informoi për 27 vendimet e reja për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë.
27 vendime të reja!
Mësuesit nuk japin vetëm mësim, ata ofrojnë durim, dinjitet dhe dritë në kohë të errëta.
Sot në sallën e Këshillit ndamë vendime pune për ata që u mësojnë fëmijëve tanë si të ecin me mendje, jo vetëm me këmbë. Bëhet fjalë për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë.
Respekti për mësuesin nuk është shpërblim, është detyrim.





