Policia në aksion në Kumanovë: 92 të mitur të kapur pas mesnate duke konsumuar alkool dhe drogë

Advertisement

Gjatë fundjavës së kaluar, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë ndërmorën masa për të identifikuar të mitur që pas orës 24:00 mblidhen dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, duke konsumuar pije alkoolike dhe substanca narkotike transmeton INA

Në dy lokacione në Kumanovë – në Parkun Shkollor dhe në lagjen “Goce Dellçev” – policia ka hasur gjithsej 92 të mitur. Personat janë dorëzuar te prindërit e tyre, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ndërmerren masa përkatëse ligjore – njoftoi SPB Kumanovë.

Policia ka ndërhyrë pas ankesave të qytetarëve për prishje të rendit dhe qetësisë publike nga të miturit pas mesnate.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit