9.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Ganiu: Sahat Kulla është një nga zonat ku po realizohet një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore të këtij viti

Shkup, 2 korrik – Sahat Kulla është një nga zonat ku po realizohet një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore të këtij viti 🏗️. Sot isha në terren për të ndjekur nga afër punimet për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit 🚰 dhe kanalizimit fekal dhe atmosferik 🌧️ – një projekt kapital që do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së banorëve 🏘️.

Ky investim prej 1 milion euro 💶 po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të programit “100 milion euro për komunat”. Punimet po zhvillohen sipas planit ✅ dhe janë mirëpritur nga komuniteti lokal, i cili ka qenë mbështetje e rëndësishme në çdo fazë të projektit 🤝.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit