Shkup, 30 Qershor 2025 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndrojnë sot në Shkup, ku po marrin pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i cili është i përqendruar në zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Liderët e rajonit dhe përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian janë pritur nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili është mikpritës i këtij takimi të rëndësishëm.
Samiti ka për synim forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, në përputhje me reformat dhe angazhimet e marra nga vendet pjesëmarrëse.





