Kryeministri Hristijan Mickovski ka pritur sot Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Europian. Në rrjetet sociale ai ka shpërndarë fotografi me liderët dhe shkruan se e shfrytëzon këtë ngjarje të rëndësishme për të lobuar për Maqedoninë, shkruan ora24.tv.
“Sonte pata nderin të jem nikoqir i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Shkupi është nikoqir i një ngjarjeje të rëndësishme, dhe këtë rast po e shfrytëzojmë për të lobuar për interesat dhe politikat maqedonase!”, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickovski në Facebook./Ora24.tv






