9.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Azir Aliu: Përmes mjetit „Kabineti i Hapur“ ndërtojmë një sistem shëndetësor që flet me qytetarin, vepron me integritet dhe udhëhiqet nga besimi

Në themel të çdo reforme të vërtetë qëndron dëgjimi i ndershëm dhe i hapur. Prandaj sot nuk po prezantojmë thjesht një faqe të re interneti – por po hapim një kapitull të ri në qasjen institucionale ndaj qytetarëve. Përmes mjetit Kabineti i Hapur, çdo qytetar mund të caktojë takim të drejtpërdrejtë me mua, çdo të premte, pa barriera dhe pa burokraci. Sy më sy, takim njerëzor, me respekt, përgjegjësi dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje konkrete.
Tani më 15 terminet e para janë të rezervuara. Kjo është dëshmi se qytetarët kanë çfarë të thonë – dhe më në fund po gjejnë hapësirën ku mund të dëgjohen. Unë jam këtu për t’i dëgjuar. Kjo iniciativë nuk është vetëm një shërbim. Është një qëndrim. Qëndrim se shëndetësia nuk duhet të jetë një sistem i mbyllur, por një organizëm i gjallë – një sistem që komunikon, përfshin dhe reagon në kohë.
“Shëndetësi që komunikon, përfshin dhe reagon” – nuk duhet të jetë vetëm një slogan. Duhet të jetë një zotim publik. Një zotim që unë si ministër e marr me përgjegjësi të plotë – dhe që do ta përmbush çdo ditë me punë dhe llogaridhënie.
Ky është vizioni im si ministër: Të ndërtojmë një sistem shëndetësor që flet me qytetarin, vepron me integritet dhe udhëhiqet nga besimi. Një sistem që nuk drejtohet nga përshtypjet, frika apo presionet politike – por nga të dhëna të sakta, analiza reale dhe nevojat e vërteta të popullatës. Një sistem që nuk i druhet së vërtetës, nuk humbet në burokraci dhe kurrë nuk e harron njeriun – si arsyen pse ekziston vetë sistem.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit