10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Një vit ndryshimesh: Durmishi premton ekonomi më të fortë dhe më shumë vende pune

 

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka shënuar sot një vit nga marrja e drejtimit të këtij dikasteri, duke e vlerësuar periudhën si një etapë të rëndësishme të reformave dhe përkushtimit në shërbim të qytetarëve.

“Në këtë një vit kemi punuar me përkushtim për të ndërtuar politika të qëndrueshme ekonomike, për të krijuar mundësi të reja punësimi dhe për të përmirësuar kushtet për zhvillim të drejtë dhe gjithëpërfshirës” shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se ky vit ka qenë dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, komunitetin e biznesit dhe partnerët institucionalë, ndërsa shtoi se rezultatet tashmë janë të prekshme në terren.

Durmishi shprehu mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve dhe nënvizoi se puna nuk përfundon këtu. “Faleminderit për besimin. Vazhdojmë me përkushtim dhe vizion për një ekonomi më të fortë dhe më shumë mundësi për të gjithë”, përfundoi ministri.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit