11.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

MPJ: Një nënë dhe tre fëmijët e saj do të evakuohen nga Tel Avivi

Një nënë dhe tre fëmijët e saj do të evakuohen nga Tel Avivi, njofton Ministria e Punëve të Jashtme. Vendet sigurohen përmes Ministrisë Izraelite të Transportit si pjesë e fluturimeve të organizuara të përdorura për evakuimin e shtetasve të huaj nga Izraeli. Fluturimi është planifikuar nga Tel Avivi në Athinë. Nga Ministria e Jashtme njoftojnë se numri i përgjithshëm i shtetasve të Maqedonisë të interesuar për evakuim nga Izraeli është 25, por siç njoftojnë nga ky dikaster, jo të gjithë kanë shprehur gatishmërinë për ta bërë këtë menjëherë. Deri më tani, tetë persona, katër fëmijë dhe katër të rritur, janë evakuuar nga territori izraelit. Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të përmbahen nga udhëtimet në vendet e Lindjes së Mesme. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit