Nën diellin e ngrohtë të qershorit, mbi dy mijë vizitorë e vizituan Kopshtin Zoologjik në Shkup këtë fundjavë, ku jehoi zhurma e fëmijëve, dhe vizitorët shijuan shoqërinë e luanëve, gjirafave, majmunëve dhe shumë kafshëve të tjera që kurrë nuk do t’i takonin në natyrën e Maqedonisë.
Vizitorët flisnin për kafshët e tyre të preferuara, kurse disa mendojnë se duhen sjellë më shumë lloje kafshësh.
Anketë:
„Te luanët, Majmunët, Banane“
„Te devetë më së shumti dhe te kuajt, fëmija gëzohet shumë për kuajt e vegjël dhe për gomarët. Trego kë e do më shumë nga kafshët – Devetë. Jemi të kënaqur, por megjithatë mund të sillen edhe më shumë lloje kafshësh.“
„Breshkat e detit, arusha.“
Kopshti Zoologjik kishte më shumë kafshë që ngordhën vitet e fundit. Mes tyre ishin elefantja Dunja, jaguari, gjirafa dhe luani.
Nga kopshti zoologjik thonë se, përveç mangësive në pjesën administrative, vitet e fundit pak është ndjekur trendi evropian.
„Vitet e fundit thamë se pak jemi përmbajtur nga ajo rënie dhe vendosëm që mund të bëjmë versionin tonë, dhe për fat të keq ky është produkti kush punon dhe gabon, kështu që me siguri pikërisht kjo ka ndodhur edhe me kopshtin tonë. Besoj se EAZA ofron konkretisht një formulë se si duhet të funksionojë një kopsht zoologjik në të ardhmen, nëse më parë ishte për argëtim, sot kopshti modern duhet të ofrojë edukim“, u shpreh Vojo Ivanov – kujdestar në Kopshtin Zoologjik të Shkupit.
Për ushqyerjen e kafshëve me smoki, çipsa ose çokollatë, kujdestari i kopshtit zoologjik Vojo Ivanov thotë se për një numër të madh kafshësh kjo është e rrezikshme dhe toksike.
Nga kopshti zoologjik apelojnë për të satën herë, që vizitorët të mos i ushqejnë kafshët, sepse kjo dëmton shëndetin e tyre.
Nga kopshti zoologjik thonë se humbja e kafshëve është pjesë e ciklit natyror, por problemi është mungesa e pasardhësve.
„Keni të drejtë, ndoshta kemi humbur disa nga kafshët dhe kjo do të ndodhë, e dini, si rrethi i jetës. Por në rrethin tonë nuk patëm pasardhës. Gjatë viteve të fundit, një pjesë e madhe e kafshëve që kemi pranuar kanë qenë nga cirqet dhe kopshtet zoologjike që nuk kanë kushte të mira. Po ashtu kemi strehuar kafshë që janë nga grupe me të njëjtën gjini, sepse EAZA tha se edhe nëse shumoni kafshët tuaja, ato nuk mund të udhëtojnë kaq lehtë dhe thjesht, nuk keni kapacitete për të pasur familje të plota dhe gjirafa”, tha Vojo Ivanov – kujdestar në Kopshtin Zoologjik të Shkupit.
Kopshti zoologjik është më i vizituari në pranverë, kur gjithçka gjelbërohet dhe njerëzit dhe kafshët dalin nga gjumi dimëror. Kafshët më të pëlqyera janë pingvinet, lemurët e vegjël, si dhe elefanti nga Afrika, i cili gjatë larjes tërheq shumë vëmendje.
Në rajon, përveç tek ne, ka rreth 80 kopshte zoologjike./ALsat.mk





