9.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Azir Aliu: Po shikojmë një zgjidhje afatshkurtër për parkingun në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup

Ministrat e shëndetësisë ndërrohen, ndërsa rrëmuja me parkimet në qendrën klinike “Nënë Tereza” vazhdon. Gjersa ministri paraprak Taravari premtonte parkime me kate, tash ministri i ri Azir Aliu premton zgjidhje afatshkurtër.

Tha se fillimisht do të përcaktohet ku do të jetë i mundur parkimi, e më pas do të bëhet një zgjidhje afatgjatë.

“Fatkeqësisht, parkingu aktualisht nuk është i përcaktuar, sa i përket vendit ku mund të parkohet vetura. Do të fillojmë me hapat dhe aktivitetet themelore të infrastrukturës, për të parë saktësisht sa vende parkimi kemi brenda, do të shohim se sa pacientë kemi që përdorin ato vende parkimi, sa punonjës kemi dhe pastaj ndoshta do të dalim me një zgjidhje afatshkurtër.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit