Në episodin më të fundit të emisionit “Çka S’thuhet” me moderatoren Lisa Alili, i ftuar ishte Durim Zeqiri, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Diskutimi u përqendrua në sfidat ekonomike që po kalon vendi dhe ndikimin e thellë të fenomeneve shoqërore në zhvillimin ekonomik dhe social.
Zeqiri theksoi nevojën për reforma të thella në tregun e punës, me theks të veçantë në mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe shkëputjen e sistemit arsimor nga nevojat reale të tregut. Ai u shpreh se ekonomia nuk mund të ecë përpara pa një bashkëpunim të ngushtë mes bizneseve, institucioneve arsimore dhe politikave të qëndrueshme shtetërore.
Pjesë e bisedës ishte edhe ndikimi i trendeve moderne në perceptimin e të rinjve për suksesin – nga iluzioni i pasurisë së shpejtë deri te ndikimi i rrjeteve sociale në formimin e identitetit shoqëror dhe profesional.





